LAJMI I FUNDIT:

“Ekrani i Artit”, më 25-27 maj në Shkodër

“Ekrani i Artit”, më 25-27 maj në Shkodër

Në Shkodër, nga 25-27 maj, nis edicioni i dytë i “Ekranit të Artit”, si një bashkëpunim i qendrës artistike “Art House” me festivalin ndërkombëtar të filmit Lo schermo dell’arte” në Firence.

“Lo schermo dell`arte” është festival ndërkombëtar i filmit, i cili organizohet që nga 2007 në qytetin e Firences, në bashkëpunim me institucione kulturore, qendrat e artit, akademitë e universitetet italiane e ndërkombëtare.


I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë, në të prezantohen çdo vit filma, dokumentarë mbi artin bashkëkohor të shoqëruar me instalacione video, takime me artistë e kuratorë, rezidenca për artistë ndërkombëtare, produksione dhe shpërndarje të filmave.

Këtë vit, programi i përzgjedhur sjell filma, dokumentarë e video që janë shfaqur vitin e fundit në festivalin e filmit, i cili shënoi edhe dhjetë vjetorin e themelit të tij.

Të ftuar të veçantë të Ekrani i Artit do të jenë Silvia Lucchesi, drejtoreshë e “Lo schermo dell’arte” dhe Leonardo Bigazzi, kurator i “VISIO European Programme on Artists’ Moving Images”, Ra di Martino, regjisore e “Controfigura” – njërit prej filmave që do shfaqen dhe Driant Zeneli, artist pjesëmarrës në programin “VISIO 2017” me videon “It would not be possible to leave planet Earth unless it existed”.

Ditët e Ekranit të Artit, krahas projeksioneve, do të shoqërohen edhe nga momente muzikore, biseda e prezantime libri…

Lista e filmave të përzgjedhur është si më poshtë:

• “Equivalent Units” – Danilo Correale, Itali/SHBA, 2017, 19′

• “Koudelka: Shooting Holy Land” – Gilad Baram, Izrael, 2015, 72’

• “Deep Sleep” – Basma Alsharif, Greqi/Maltë/Palestinë, 2014, 12’45”

• “Thomas Hirschhorn – Gramsci Monument” – Angelo Alfredo Lüdin, Zvicër, 2015,94’

• “In Art We Trust”- Benoît Rossel, Francë, 2017, 85’

• “It would be impossible to leave the earth unless gravity existed”- Driant Zeneli, Shqipëri, 2017, 13′ 41”

• “Controfigura”- Rä di Martino, Itali/Zvicër/Francë/Marok, 2017, 75’

• “Séance”-Yuri Ancarani, Itali, 2014, 30’

/Telegrafi/