LAJMI I FUNDIT:

Ekonomistë nga Maqedonia vizitojnë Shqipërinë

Ekonomistë nga Maqedonia vizitojnë Shqipërinë

Një delegacin biznesi i Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOEM) bashkë me një delegacion të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) vizituan Shqipërinë në një mision treditorë, me fokus në intesifikimin e bashkëpunimit dhe vendosjen e lidhjeve të reja biznesore ndërmjet kompanive të të dyja vendeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë qëndrimit treditorë në Shqipëri, janë realizuar takime me qeverinë shqiptare si: ministrin e transportit dhe lidhjeve, ministrin zhvillimit ekonomik, turistim, tregtisë dhe ndërmarrësisë, ministrin e financave, atë të bujqësisë, zhvillimit rural dhe menaxhim me ujrat, ministrin për industri dhe energjetikë dhe ministrin për inovacion dhe administratë publike.


Qëllimi kryesor i këtij misioni është krijimi i mundësive konkrete për rritje të bashkëpunimit dhe përballja e drejtpërdrejtë me problematika të veçanta që ndikojnë në kushtet për biznes ndërmjet dy shteteve. Të dy shtetet janë anëtare të Organizatës Botërore Tregtare (OBT) dhe nënshkruese të Marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) më 2006.

LOEM nënshkroi marrëveshje me Odën Ekonomike dhe të Industrisë të Durrësit si edhe është realizuar projekti financiar nga IPA fondet e BE-së për bashkëpunim ndërkufitar me temë ”Përmirësimi i bashkëpunimit biznesor në rajonin ndërkufitar”, nga periudha 2013 deri 2015./Telegrafi/