LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia ruse nuk qëndron mirë

Ekonomia ruse nuk qëndron mirë

Dobësimi i kursit të rublës ka shkaktuar lëkundje serioze në ekonominë ruse. Shumë sipërmarrje gjermane bëjnë të ditur tërheqjen nga ky treg.

Shumë sipërmarrje gjermane e konsideronin tregun rus deri para disa vitesh si një prej tregjeve më të suksesshme. Por sektori i financave në Rusi i ka punët keq dhe në këtë mënyrë janë dëmtuar investitorët, prodhuesit dhe tregtarët. Të gjithë ata kanë shpresuar vazhdimin e bumit ekonomik. Prej 24-26 maj në Rusi mbahet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar (SPIEF), ku po marrin pjesë ekspertë dhe politikanë nga më shumë se 100 vende të ndryshme, ndër ta edhe nga Gjermania.


Pas 12 vitesh punë në Rusi, MediaMarkt ka vendosur të tërhiqet nga ky vend. Tregtuesi më i madh me pajise elektrike është i përfaqësuar në 14 vende të ndryshme të Evropës. Ceconomy AG, e cila e mbanë këtë rrjet të dyqaneve në Rusi, tani po përpiqet t’ia shes atë konkurrentit rus “M. Video”.

MediaMarkt ka mbyllur në muajt e fundit gjashtë filiali në Rusi, gati çdo të 10-në. Kështu thuhet në raportin vjetor të kësaj sipërmarrje. Si shkak për tërheqje është dobësimi i Rublës ruse dhe rënia e përfitimeve në Rusi. Për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, të vendosura në prill, mendohet se Rusia nuk do të ketë këtë vit rritje ekonomike.

Gjiganti tregtar gjerman Otto Group do të largohet pjesërisht nga Rusia. Në prill koncerni ka bërë të ditur se këtë verë do t’i mbyllë dy online-shops: “otto.ru” dhe “quelle.ru”, që në Rusi veprojnë prej më shumë se 10 vjetësh. Otto Group kumtoi se mbyllja e këtyre dyqaneve online ka të bëjë me ndryshimet strategjike të koncernit. Një rol të rëndësishëm këtu luan edhe konkurrenca e shtuar ruse në tregun online. Ekspertët thonë se mbyllja e Online-Shops ka të bëjë megjithatë me dobësimin e Rublës dhe rritjen e çmimeve të prodhimeve gjermane në treg.

Otto Group ka probleme edhe me “bonprix.ru” dhe shitësin e tekstilit “Witt”, por ka vendosur që këto të mos i mbyllë. Punën do ta vazhdojë edhe “eSolutions” – sektori i shitjeve të logjistikës, marketingut dhe shërbimeve të IT.

Prodhuesi gjerman i pajisjeve sportive Adidas do ta reduktojë prezencën e vet në Rusi, varësisht nga zhvillimet në treg. Vendimi është marrë në vitin 2014, kur është regjistruar rënia e parë serioze e kursit të rublës. Pritjet e koncernit janë pesimiste. Adidasi e kishte shpallur Rusinë dhe vendet ish-sovjetike si prioritet në fillim të kësaj dekade – krahas Amerikës Latine dhe Kinës. Për një kohë të gjatë Adidasi ka shënuar atje fitime të mëdha, deri në 10% në vit. Por fitimi tani ka rënë në vetëm 3% dhe si pasojë vitin e kaluar janë mbyllur shumë dyqane. Në këtë rajon kanë mbetur edhe rreth 600 dyqane, ndërkohë që para disa vitesh kanë qenë 1.200.

Metro AG u kthehet tregjeve Cash & Carry. Kjo sipërmarrje ka atje rreth 89 përfaqësi në 50 rajone të ndryshme të Rusisë por edhe në Krimenë e anektuar. Koncerni është aktiv në 25 vende të ndryshme dhe nuk përjashton madje që të shtohet numri i përfaqësive.

Në këtë rajon është investuar kaq shumë para sa që Metro AG nuk mund t’i lejojë vetes tërheqjen. Koncerni ka paraqitur në maj një plan për ndryshime të punëve në Rusi. Ai do të punojë në të ardhmen edhe me restorante, kafene dhe dyqane të vogla. Por edhe në fushën e Cash & Carry është shtuar dukshëm konkurrenca në Rusi. /DW/ Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori