LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Turqisë me rënie ekonomike për herë të parë që prej 2009

Ekonomia e Turqisë me rënie ekonomike për herë të parë që prej 2009

Ekonomia turke ka regjistruar rënie me rreth dy për qind në tremujorin e tretë të vitit 2016, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot duke shënuar rritjen e parë negative të vendit që prej vitit 2009.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ka rënë me 1,8 për qind në raport me të njëjtën periudhë në vitin 2015 duke shkaktuar një rënie të menjëhershme të livrës turke”, njoftoi Zyra turke e Statistikave.

Ky kontraktim ndodhi pas rënies së shpenzimeve të konsumit me 3,2 ë gjatë tremujorit të tretë, ndërkohë që eksportet e mallrave dhe shërbimeve kanë rënë me shtatë për qind.


Këto shifra tregojnë që paqëndrueshmëria politike që mbretëron në Turqi që prej grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik ka prekur besimin e konsumatorëve.

Bëhet fjalë për shifrat e para të rritjes ekonomike të publikuara që prej njoftimit nga Zyra turke e Statistikave javën e kaluar të një mënyre të re llogaritjeje të PBB-së, konform normave të Bashkimit Evropian.

Pas publikimit të shifrave të rritjes ekonomike, livra turke ka rënë në 3,53 dollarë kundër 3,48 që ishte më parë.

Ky kontraktim ekonomik është regjistruar ndërkohë që turizmi, të ardhurat e të cilit përbëjnë 4,4 për qind të PBB-së, është goditur nga atentate të shumta atribuar Shtetit Islamik ose të marra përsipër nga grupet e armatosura kurde si dhe nga grushti i shtetit në muajin korrik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori