Moist Esports fitoi Rocket League RLCS Spring Major në Copperbox Arena të Londrës këtë mbrëmje pas një fitoreje të madhe në finale ndaj Team Falcons.

Rocket League është një video-lojë fantastike e bazuar në sport, ku lojtarët luajnë ndeshje futbolli me makina, ku edhe organizohen gara të ndryshme profesionale.


Në turneun Major, skuadra e re evropiane arriti që nga ‘Lower Bracket’ të kthehet fuqishëm për të fituar turneun ‘RLCS Spring Major’, duke e mposhtur ekipin Falcons në finalen e madhe.

Me këtë fitore ekipi i përberë nga tre lojtarët: Rise, Joyo, si dhe Vatira, fituan çmimin prej 90,000 dollarësh, si dhe 801 pikë në renditjen RLCS, që e dërgon skuadrën në vendin e parë në rajonin evropian.

Moist Esports është një organizatë e re e themeluar vitin e kaluar nga YouTuber-i i njohur amerikan Cr1TiKaL. /Telegrafi/

telegrafi sport app