G2 kalojnë në finalen e BLAST Premier Spring të Grupit C pas një fitoreje 2-0 ndaj Na'Vi.

Me këtë humbje ekipi ukrainas Na'Vi do të luaj në 'Lower Bracket', ndërsa G2 është finalisti i parë në grupin C.


Paraqitja fantastike nga Nikola 'Niko' Kovac, e ndihmoi ekipin G2 për të siguruar një fitore me rezultat 2-0 ndaj Na'Vi.

Ai e përfundoi ndeshjen me 62 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.59.

Na'Vi në anën tjetër e pret fituesin nga ndeshja BIG - NIP, për një mundësi të fundit për në finale.

Finalen gjithashtu nga grupet tjera e kanë siguruar edhe FaZe dhe Vitality. /Telegrafi/

telegrafi sport app