LAJMI I FUNDIT:

Ekipi Astralis siguron gjysmëfinalen në turneun Roobet Cup CS:GO, forZe eliminohet

Ekipi Astralis siguron gjysmëfinalen në turneun Roobet Cup CS:GO, forZe eliminohet
(Foto: HLTV)

Astralis është shumë afër një finaleje tjetër, pasi mposhti ekipin forZe në çerekfinale të RoobetCup CS:GO dhe tani në gjysmëfinale do të ndeshet me ekipin numër një në botë, FaZe.

Ekipi danez është duke u munduar të mbajë formën e tyre nga turneu i kaluar, të cilin e përfunduan në vendin e dytë.

Benjamin ‘blameF’ Bremer edhe njëherë e ndihmoi ekipin e tij me një paraqitje fantastike ndaj ekipit forZe, të cilën e përfundoi me 60 eliminime.


https://www.youtube.com/watch?v=qnGAjYn8HVY

Astralis ndeshjen e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, në mapin e parë nuk patën shumë vështirësi duke e përfunduar 16-8, ndërsa në mapin e dytë ekipi forZe iu bëri mjaft problem duke e dërguar në vazhdime, për të përfunduar me rezultat 19-22 në të mirë të Astralis.

Ndeshjen e radhës Astralis do ta zhvillojë ndaj ekipit FaZe nesër (e mërkurë) duke filluar nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të RoobetCup në platformën Twitch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Serie A
Kosova luan ndaj Islandës në

Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve

Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Premier League
Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

La Liga
Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Premier League
Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori