Ekipi argjentinas në CS:GO 9z ka bërë ndryshime në formacion para fillimit të turneut RMR për ekipet amerikane

Nicolas “buda” Kramer është promovuar në formacionin kryesor për ngjarjet e ardhshme, njoftoi organizata argjentinase 9z në Twitter.
19-vjecari do ta zëvendësojë lojtarin Martin “rox” Molina, i cili është ulur në stol për shkak të arsyeve personale në fillim të shtatorit.
9z e zhvendosi 20-vjeçarin në listën joaktive menjëherë pas kualifikimit të ekipit në IEM Rio Americas RMR nga raundi i dytë i kualifikimeve të hapura.
Lojtari i ri buda vjen në formacionin kryesor, pas një periudhe mbresëlënëse me ekipin e akademisë së organizatës.
Ndeshjen e parë me ekipin, buda e ka zhvilluar sot në turneun rajonal, FiReLEAGUE Latin Power Fall 2022, ndaj ekipit Mad Kings, të cilën e fituan me rezultat 16-2.
Ky është formacioni i ri i ekipit argjentinas 9z:
Maximiliano "max" Gonzalez
Franco "dgt" Garcia
David "dav1deuS" Tapia Maldonado
Lucas "nqz" Soares
Nicolas "buda" Kramer
Rafael "Zakk" Fernandes (trajneri)











































