LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Alexei Navalnyt: Për të mbrojtur donatorët kemi braktisur sistemin bankar rus

Ekipi i Alexei Navalnyt: Për të mbrojtur donatorët kemi braktisur sistemin bankar rus

Ekipi i Alexey Navalnyt i njohur si “Fondacioni Kundër Korrupsionit”, njofton se kanë rifilluar mbledhjen e donacioneve financiare, por se kanë braktisur sistemin bankar rus.

Braktisja e sistemit bankar rus është bërë për të mbrojtur donatorët nga persekutimi i pushtetit të Vladimir Putinit.

Ata thonë se ata nuk do të ruaj të dhëna në lidhje me donatoret, pra donatoret do të jetë anonim.

Kjo ka ndodhur pasi që Gjykata e Moskës me kërkesë të Prokurorisë së Moskës e kishte cilësuar “Fondacionin Kundër Korrupsionit”, organizatë ekstremiste dhe kishte ndaluar aktivitetin e tyre në Rusi.

Para vendimit të gjykatës, për të shpallur FBK-në organizatë ekstremiste, Putin kishte nënshkruar një ligj i cili ju ndalonte marrjen pjesë në zgjedhje personave dhe organizatave që cilësoheshin organizata ekstremiste.

Kjo është pasuar me bllokimin e më shumë se 40 faqeve të internetit, të afërta me Alexey Navalnyn. Bllokimi i tyre kishte ardhur pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme Ruse.

Njohësit e zhvillimeve në Rusi të gjithë këtë fushatë kundër Navalnyt dhe mbështetësve të tij, janë duke e shpjeguar me friken e Putin për zgjedhjet për Dumen ruse, të cilat do të mbahen me 19 shtator. /Telegrafi/