"Eja në Besiktas" - tifozët turq ia dërgojë mbi 5 milionë komente Jadon Sanchos

Sulmuesi anglez Jadon Sancho ndoshta nuk e kishte idenë se postimi i tij i 24 korrikut do të bëhej kaq popullor në rrjetet sociale dhe se do të “rrëzonte” internetin.
Sancho ndau një sërë fotosh nga pushimet e tij në Instagram, dhe postimi deri më tani ka marrë një shifër të pabesueshme prej 5.3 milionë komentesh.
Konkretisht, profili i anglezit u mbush me tifozë të Besiktasit, të cilët shkruan miliona komente duke e ftuar të vinte në klubin e famshëm turk.
Ky njoftim u rendit kështu ndër pesë njoftimet më të komentuara ndonjëherë në këtë rrjet social.
Sancho do të largohet nga Manchester United për shkak se nuk bënë pjesë në planet e Ruben Amorim, derisa Besiktas është një nga skuadrat e interesuara.
Gjiganti turk për ta transferuar Sanchon duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave të mëdha evropiane si Juventus, Roma dhe Borussia Dortmund.
Megjithatë nuk do të jetë e lehtë të nënshkruhet me të, pasi Manchester United synon që nga shitja e anësorit anglez të fitojë 25 milionë euro. /Telegrafi/




















































