LAJMI I FUNDIT:

Eichhorst: Marrëveshja për demarkacionin duhet të ratifikohet, këtë shumë qartë ia kam bërë të ditur kryeministrit

Eichhorst: Marrëveshja për demarkacionin duhet të ratifikohet, këtë shumë qartë ia kam bërë të ditur kryeministrit

Bashkimi Evropian nuk ka ndryshuar qëndrim rreth demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe se marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtoresha menaxhuese për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst.


Eichhorst në një konferencë për media pas takimeve me liderët e shtetit, tha se këtë ia ka bërë të qartë edhe kryeministrit të ri, ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin mes dy vendeve.

Ajo ka shprehur besimin se edhe çështja e demarkacionit që lidhet me kufirin me Malin e Zi do të zgjidhet shpejt.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe ne konsiderojmë si shumë të rëndësishme që marrëveshja për demarkimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të ratifikohet. Dhe këtë shumë qartë ia kam bërë me dije kryeministrit, e kam diskutuar me të dhe këto janë pritjet tona”, tha Eichhorst.

Eichhorst ka kërkuar nga liderët e vendit që t’i përmbushin obligimet, të cilat i kanë marrë dhe Kosova të ecë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Hapi i parë është implementimi i MSA-së. Këtë e kam dëgjuar shumë sot edhe nga shumë bashkëbisedues që të gjithë janë të përqendruar në këtë detyrë, do të thotë karshi MSA-së dhe kjo është mirë, pasi të gjithë së bashku duhet të punojmë në këtë drejtim”, theksoi ajo.

Sipas Eichhorst, Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane, por sundimi i ligjit është më se i rëndësishëm për BE-në, sidomos kur i referohet Ballkanit Perëndimor.

“Dje presidenti i KE-së Juncker e ka dhënë një deklaratë shumë të fuqishme, e cila ndërlidhet edhe me të qenit unik si BE-së dhe ka cekur rëndësinë që ka për BE-në sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale dhe që i referohen edhe rëndësisë posaçërisht kur i referohet Ballkanit Perëndimor. Është një përkrahje e pa rezervë për perspektiven evropiane për Ballkanin Perëndimor. Mendoj që ka ardhur koha që njerëzit që jetojnë në Kosovë ta ndjejnë këtë përkushtim fuqimisht. Ka shumë sfida përpara dhe e dini për rëndësinë që i kushton BE-ja ligjit që duhet të votohet në Kuvend, ligji që i dedikohet instrumentit për para-anëtarësim, instrument që i ndihmon Kosovës ndihmën prej 70.05 milionë euro dhe për këtë arsye kemi nevojë që ky ligj të ratifikohet në Parlament”, tha Eichhorst.

Ndryshe, Eichhorst gjatë vizitës në Kosovë është pritur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori