Në kuadër të manifestimeve “Ditët e Diasporës në Kosovë 2018” që janë duke u organizuar këto ditë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka organizuar një pritje të veçantë për pjesëtarët e diasporës nga komunitetit egjiptian i Kosovës, me ç’rast ritheksoi gatishmërinë për të mbështetur këtë komunitet.
Kreu i ekzekutivit ka siguruar të pranishmit se përkushtimi dhe angazhimi i Qeverisë së Kosovës për të siguruar ambient të qetë, zhvillues dhe prosperues, për të gjithë qytetarët e saj, do të jetë i vazhdueshëm.
“E di se pozitën e keni pak më të vështirë në Kosovë. Një pjesë e komunitetit egjiptian në Kosovë jetojnë në kushte më të vështira edhe të banimit edhe ekonomike e të tjera. Ne do të jemi bashkë, mirëpo ju lus edhe juve që të mendoni për njëri-tjetrin. Pra ju që keni zgjedhur problemet e juaja, të jeni sa më gjeneroz me të tjerët. Unë ju siguroj se investim më të madh se investimi në njerëz nuk ka… Ju siguroj që kjo Qeveri dh institucionet e vendit janë të kujdesshme ndaj komunitetit egjiptian dhe ndaj komuniteteve tjera dhe në pjesën më të madhe do të jemi bashkë”, tha Haradinaj.
Duke bashkëbiseduar me pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora, Haradinaj kërkoi nga ta që të angazhohen po ashtu në përcjelljen e imazhit të mirë për vendin, por edhe për sjelljen e praktikave të mira zhvillimore në vend.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se vazhdimisht ka pasur përkrahjen e kryeministrit që për komunitete të caktuara që përballen me vështirësi, të ndahen linja të veçanta buxhetore.
Ai ftoi pjesëtarët e komunitetit egjiptian që jetojnë dhe punojnë në diasporë që të vijnë dhe të kontribuojnë në Kosovë.
“Besoj fuqishëm në përkrahjen dhe mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, që këto linja buxhetore të jenë që të jenë linja të përhershme edhe në vitet vijuese, që ne si Kosovë të arrijmë t’i targetojmë dhe t’i kemi në fokus edhe kategoritë të cilat kanë më shumë nevojë për përkrahje. Kur e kam mbështetjen e kryeministrit ndihem më lehtë dhe marr përgjegjësinë që kërkesat t’i reflektojë në numra dhe linja buxhetore”, tha Hamza.
Deputeti Veton Berisha tha se diaspora është një aset shumë i rëndësishëm, teksa kërkoi nga komuniteti egjiptian që t’i shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën shqipe.
Edhe zëvendësministri i Diasporës, Qerim Bajrami, iu bashkua ftesës së deputetit Veton Berisha, që fëmijët e komunitetit egjiptian të mësojnë gjuhën shqipe. Teksa shtoi se ministria e tyre është e hapur edhe për komunitetin egjiptian.
“Ju ftoj që të mos hezitoni të kërkoni prej neve të gjitha që keni nevojë as në institucionet tuaja jashtë vendit e as këtu për nevojat tuaja individuale. Mos hezitoni edhe atje, sepse kemi shumë organizata nga komuniteti shqiptar në mërgata. Posaçërisht të kyçni fëmijët tuaj në mësim plotësues pasi që gjuhë amtare e keni gjuhën shqipe dhe nuk ka nevojë të ikni prej këtij mësimi”, theksoi ai.
Ndërsa Qelë Neziraj, përfaqësues i diasporës egjiptiane, u shpreh entuziast për takimin me kryeministrin Haradinaj, duke thënë se ky takim ishte ëndërr e cila iu realizua sot.
Ai tha se diaspora egjiptiane ka qenë gjithmonë krah i fortë i Kosovës, derisa ka ftuar diasporën që të investojnë në Kosovë duke thënë se duhet ta ndërtojnë ardhmërinë e këtij vendi.
Ndërsa pati një kërkesë për Ministrinë e Diasporës dhe kryeministrin.
“Zoti kryeministër, unë kam udhëtuar të dielën prej Zvicrës, ka qenë e mundimshme ardhja ime për dy ditë rrugë. Kisha ftuar sidomos MD që të bëni diçka të mundshme që kolonat t’i zvogëloni pak. Për vetëm një arsye sepse punonte vetëm një sportel derisa ishin 12 kilometra. Bëni diçka të mundshme që kolonat t’i zvogëloni, fajin po e ndajmë përgjysmë. Qëllimi im është që t’iu tregoj se sikur të ishin 2 sportele s’do të kisha pritur 5 orë por 2 e gjysmë” tha Qelaj.
Edhe pjesëtaret e diasporës së komunitetit egjiptian janë shprehur të kënaqur me angazhimin e kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës në raport me komunitetin e tyre. Ata kanë shprehur një falënderim të veçantë për faktin se është hera e parë për një pritje dhe diskutimit të çështjeve të tyre në nivel të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker