LAJMI I FUNDIT:

Efekti zinxhiror i rritjes së çmimeve të energjisë

Efekti zinxhiror i rritjes së çmimeve të energjisë
Ilustrim

Egzon Kastrati

Inflacioni me të cilin po përballën qytetarët e Kosovës. tash e një kohë të gjatë ka rënduar – në masë të madhe – mirëqenien e tyre.

Rritja e çmimeve për shportën e konsumit bazik (rritja e kostos së jetesës), rritja e pothuajse të gjitha të mirave të tjera, normalisht se është barrë e rënd për qytetarët – shto këtu pastaj edhe rritjen e tatimit në pronë me të cilën një pjesë e qytetarëve do ta paguajnë me mbi 100 për qind faturën e re. Kjo situatë me të vërtetë është shqetësuese.


Kërkesat e vazhdueshme për rritje të energjisë shpërfaqin edhe njëherë mungesën e një orientimi strategjik të Kosovës përkitazi me sigurimin e energjisë. Aprovimi i fundit i ZRRE-së për rritje të çmimit të  energjisë me 15 për qind ka një efekt dual. Te qytetarët, së pari ky shtim në faturat mujore është barrë e drejtpërdrejt dhe, së dyti, kjo rritje e çmimeve të energjisë afekton pothuajse pjesën më të madhe të sektorëve ekonomikë. Duke ndikuar në rritjen e çmimit të kostos, kjo normalisht shpie edhe në rritjen e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve të cilin, prapë se prapë, qytetarët e paguajnë në mënyrë indirekte.

Mosveprimi me kohë nga ana e institucioneve për të ndërmarrë veprime strategjike lidhur me këtë fushë të rëndësishme, siç është energjia, do të ngulfat në masë të madhe mirëqenien socio-ekonomike të qytetarëve dhe do ta varfërojë çdo ditë e më tepër xhepin e qytetarëve – në të gjitha aspektet.

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori