LAJMI I FUNDIT:

Efekti i coronavirusit, bie vlera e futbollistëve të Kosovës – Rashica mbetet i pari, por humb shtatë milionë nga vlera e tij

/>

Coronavirusi ka shkatërruar shumë ekonominë botërore, por ky virus ka ndikuar për të keq edhe në futboll.

Kampionatet janë pezulluar përkohësisht dhe klubet tanimë kanë raportuar humbje të mëdha financiare.

Falë kësaj ndalese të futbollit ka rënë ndjeshëm edhe vlera e futbollistëve në tregun e transferimeve.


Rastet më të mira te vlerat e rëna të lojtarëve janë edhe te Kylian Mbappe që vlen tani vetëm 180 milionë, Lionel Messi me vlerë prej vetëm 112 milionë euro apo pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo që ka vlerën prej 60 milionë euro.

Efekti i coronavirusit, bien çmimet e futbollistëve: Messi bie në pozitën e nëntë, ndërsa Ronaldo në të 46-tën
Lexo po ashtu Efekti i coronavirusit, bien çmimet e futbollistëve: Messi bie në pozitën e nëntë, ndërsa Ronaldo në të 46-tën

Por nga pandemia Covid-19 që ka paralizuar futbollin janë prekur edhe vlerat e futbollistëve të Kosovës.

Mediumi i specializuar për vlerën e futbollistëve, Transfermarkt ka përditësuar edhe çmimet e reja të futbollistëve tanë.

Vlerën më të madhe e ka humbur Milot Rashica, i cili tani kushton 28 milionë nga 35 sa ishte vlera e tij një muaj më parë.

Megjithatë Rashica vazhdon të mbajë primatin si futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës.

Rënie kanë pësuar edhe dyshja Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, që kushtonin nga 12 milionë euro dhe tani kanë vlerë prej 9,5.

Nga pozita e katërt deri në të shtatën janë Bersant Celina, Arbër Zeneli, Florent Hadergjonaj dhe Valon Berisha që më parë kartoni i tyre vlerësohej pesë milionë euro.

Megjithatë të katër këta futbollistë të Përfaqësueses kanë humbur nga një milionë euro te vlera e tyre dhe tani kushtojnë nga katër milionë.

Në pozitën e tetë mbetet Idriz Voca që vlera e tij ka rënë për 800 mijë euro dhe tani kushton 3,2 milionë, ndërsa në të nëntën ndodhet Mërgim Vojvoda që ka humbur 500 mijë euro nga vlera e mëparshme dhe tani vlerësohet dy milionë.

Listën prej 10 futbollistëve me vlerën më të madhe e mbyll portieri Arijanet Muric me 1,8 milionë euro vlerësim, duke humbur 200 mijë nga çmimi i tij i para një muaji.

Të gjithë futbollistët e grumbulluar në ndeshjet e fundit me Përfaqësuesen e Kosovës kanë humbur nga 10-20% nga vlera e tyre pas krizës që ka kapluar botën e futbollit pas shpërthimit të pandemisë.

Megjithatë me rikthimin në normalitet, duke parë formën e shkëlqyer të futbollistëve tanë pritet që vlera e tyre të rritet përsëri dhe të kalojë atë të mëparshmen.

Lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Milot Rashica tani që vlerësohet 28 milionë euro, vlen të ceket se ka klauzolë largimi nga Werderi prej 38 milionë eurove, klauzolë që vlen vetëm për skuadrat jashtë kufijve të Gjermanisë. /Telegrafi/

Lufta Prigozhin - Putin

Më shumë

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori

Më të lexuarat

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Berisha i PLE

Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re

Politikë