Pas miratimit të Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, nga viti shkollor 2023-2024, Edukimi Parafillor do të jetë i obliguar.
Njohës të çështjeve të arsimit, po e mirëpresin miratimin e këtij projektligji, pasi sipas tyre, mungesa e edukimit në fëmijërinë e hershme është njëra ndër arsyet kryesore të ngecjes së sistemit arsimor në Kosovë.
“Shumë problem është kjo çështje për nënat dhe fëmijët e sidomos për ne që jetojmë në zonat rurale se nuk kemi kopshte afër. Se më të vërtetë është shumë e nevojshme që fëmijët të jenë në proces edukativ. Por për shkak të mungesë së kopshteve po detyrohemi që fëmijët t’i mbajmë në shtëpi”, tha ajo.
Edukimi në fëmijërinë e hershme pritet të jetë i obligueshëm nga viti 2023/24. Këtë e ka konfirmuar në një përgjigjeje me shkrim për Radio Kosovën Ministria e Arsimit.
E, njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, i tha Radio Kosovës se ky projektligj është i rëndësishëm, por se është mirë që ky ligj t’i japë përparësi, jo vetëm edukimit parafillor, por edhe edukimit të fëmijëve nga 0 deri në 5 vjet.
“Është mirë që ky ligj t’i japë përparësi edukimit parashkollor jo vetëm klasës përgatitore por edhe edukimit të fëmijëve prej moshës zero deri në moshën pesëvjeçare. Për arsye se ky nivel i shkollimit ka mbetur shumë mbrapa në Kosovë dhe është një prej arsyeve kryesore të ngecjes mbrapa të sistemit arsimor të Kosovës. Mirëpo duhet pasur parasysh se nuk mjafton të bëhet i obligueshëm nëse zhvillohet ashtu siç zhvillohet tash, vetëm dy orë mësimi në ditë”, tha Rexhaj.
Po ashtu, Rexhaj tha se qeveria duhet të planifikojë mjetet e nevojshme për financimin e këtij niveli shkollor, i cili është i kushtueshëm për arsye se fëmijët duhet të qëndrojnë me gjatë në institucionet edukativo arsimore.
“Që edukimi parashkollor të bëhet me të vërtetë përparësi, qeveria duhet t’i planifikojë mjetet përkatëse për financimin e këtij niveli i cili është relativisht i shtrenjtë. Sidomos duhet pasur parasysh që duhet të sigurohet ushqimi dhe kushtet për qëndrim të fëmijëve në orar më të gjatë në institucionet edukativo- arsimore”, shtoi ai.
Ky projektligj ka për qëllim rregullimin e të gjitha formave për ofrimin e shërbimeve të edukimit për fëmijët 0-6 vjeç. Do të ketë koordinim ndërsektorial, do të mbështetet edukimi në familje, zhvillohet kurrikulë e bazuar në lojë e në vlera, dhe mbështet aftësimin e dadove profesionale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

12.000 vreshtarëve nga RMV, u janë paguar rreth pesë milionë euro subvencione

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë