Edu Vargas tenton të turpërojë portierin me 'panenka', por dështon keq

Sulmuesi kilian, Eduardo Vargas ka humbur penalltinë në ndeshjen ndaj Perusë në kuadër të Copa Americas.
Kili është turpëruar nga Peruja në gjysmëfinale të Copa Americas duke u mposhtur me rezultat të thellë 3-0.
Kjo fitore e ka dërguar Perunë në finale, ku e pret Brazilin, ndërsa Kili do të përballet me Argjentinën për vendin e tretë.
Humbja ndaj Perusë ka mundur të jetë më e lehtë, por kilianët kanë dështuar në minutat e fundit të shënojnë nga pika e bardhë.

Është sulmuesi i njohur Edu Vargas, i cili ka humbur penalltinë në minutën e 90-të të ndeshjes.
Vargas tentoi të shënonte me 'panenka', por portieri e turpëroi duke ia pritur atë. /Telegrafi/
https://twitter.com/MxsPamboleros/status/1146606617452077056



















































