Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi, ka sjell së fundmi për publikun projektin e saj më të ri.

"Shiu i verës" titullohet kënga e saj më e re, një baladë e përpunuar bukur dhe thjeshtë nga kompozitori Naim Krasniqi.


Kënga është vizualizuar edhe me klip, për të cilin janë kujdesur EMF Creative.

eddona2

Edhe këtë radhë, këngëtarja mahniti me stilin dhe interpretimin e saj në klip, duke u shquar si gjithmonë për unitetin e saj.

"Shiu i verës" është publikuar në YouTube nga Premier Songs, aplikacioni i cili mundësonë edhe blerjen e saj në platformën online.

Ndryshe, gjatë festave të fundvitit, këngëtarja do të jetë mjaft e angazhuarm e koncerte, duke performuar pranë publikut shqiptar. /Telegrafi/