LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova flet pas paraqitjes heroike ndaj Real Madridit: Shpirti i ekipit bëri diferencën ndaj kampionit evropian

Edon Zhegrova flet pas paraqitjes heroike ndaj Real Madridit: Shpirti i ekipit bëri diferencën ndaj kampionit evropian

Edon Zhegrova ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira në karrierë, teksa shkëlqeu në fitoren e Lille 1-0 ndaj kampionit në fuqi të Evropës, Real Madridit.

Sulmuesi kosovar fitoi penalltinë të cilin e shënoi Jonathan David, derisa në fund u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Pas fitores historike të Lille dhe çmimit të marrë nga UEFA, Zhegrova ka folur për faqen zyrtare të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian.


25-vjeçari ka thënë se shpirti i ekipit të Lille bëri diferencën, pasi të gjithë lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja për të marrë këtë fitore.

“Mendoj se shpirti i ekipit tonë e bëri diferencën. Secili dha gjithçka nga vetja, në secilën pozitë. Kjo ishte ajo që e kërkoi trajneri sepse e dimë që Real Madridi ka kualitet të madh”, deklaroi Zhegrova.

“Por, mendoj se ishte shpirti i ekipit dhe të gjithë së bashku, që e bëri diferencën”.

Tutje reprezentuesi kosovar tha se qëllimi është të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve, edhe pse e dinë që nuk është e lehtë pasi përballë kanë top klubet evropiane.

“Besoj se, nëse vazhdojmë kështu, me të njëjtin mentalitet dhe të njëjtin shpirt, shpresoj se mund të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur”.

“Por, ne e dimë se Liga e Kampionëve është një garë e madhe me ekipe të mëdha, por duhet të mundohemi ta fitojmë çdo lojë”, u shpreh sulmuesi dardan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Chelsea po tenton transferimin shokues të yllit të Liverpoolit i cili dëshiron largimin nga ‘Anfield’

Chelsea po tenton transferimin shokues të yllit të Liverpoolit i cili dëshiron largimin nga ‘Anfield’

Premier League
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori