Edicioni i shtatë i festivalit “Mirëdita, dobar dan!” në Beograd do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor 2020

Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, ngjarje kjo unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014, do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor në Beograd.
Këtë vit festivali do të jetë më i shkurtë se edicionet e kaluara për shkak të virusit korona, megjithatë ne konsiderojmë se është shumë e rëndësishme organizimi i tij, natyrisht në përputhje me të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Ashtu sikur edhe gjatë viteve të kaluara, edhe këtë herë qytetarët e Beogradit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për skenën kulturore të Kosovës përmes një sërë prodhimesh artistike; shfaqje, filma e ekspozitë. Një pjesë e festivalit do t’i kushtohet diskutimeve dhe debateve për të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të dy shoqëritë.
Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkon komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuoj në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.
Gjatë ditëve të festivalit, audienca e Beogradit do të prezantohet me artistë dhe performues që përfaqësojnë skenën kulturore moderne të Kosovës.
Këtë vit, në Qendrën për Dekontaminim Kulturor, festivali “Mirëdita, dobar dan!” do të hapet me shfaqjen teatrore nga Doug Wright të titulluar “Unë jam vetë grua”, me regji të Kushtrim Koliqit, në të cilën Adrian Morina, si aktori i vetëm në skenë, luan më shumë se 30 personazhe duke na sjellur një histori të një jete tejet të vështirë të një personi transgjinor gjerman – Charlotte von Mahlsdorf, e cila i ka mbijetuar regjimit Nazist dhe atij Stasi.
Në ditën e dytë të festivalit, publiku do të ketë mundësi të marrë pjesë në debatin “Kosova – trashëgimia e kujtesës” në Qendrën për Dekontaminim Kulturor, si dhe të shohë ekspozitën me të njëjtin titull nga Korab Krasniqi në galerinë “Endžio” në Dobračina.
Në ditën e fundit të festivalit, do të ketë një debat mbi çështjet e drejtësisë tranzicionale në Kosovë dhe institucionalizimin e saj, për të vazhduar me leximin e aktorit Tristan Halilaj të disa pjesëve nga libri i tij “Richard Gere ishte këtu”, një përmbledhje tregimesh.
Ngjarja përmbyllëse e edicionit të këtij viti do të jetë shfaqja e filmit “Shpia e Agës” nga Lendita Zeqiraj, i cili do të jepet në orën 20:30 në Qendrën për Dekontaminim Kulturor.
Frymëzim për festivalin “Mirëdita, dobar dan!” është aktori i mirënjohur shqiptar, kosovar, jugosllav por edhe i tërë botës, Bekim Fehmiu i cili simbolizon unitetin por edhe ndarjen, por gjithashtu edhe mundësinë e bashkimit të dy hapësirave kulturore në një të vetme.
Hyrja në të gjitha ngjarjet e festivalit është falas, me regjistrim paraprak.
Festivali organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), Iniciativa Qytetare (Serbi) dhe forumZFD, me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Salma Hayek zbulon sekretin e formës së saj: Stërvitje vetëm katër herë në vit

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës