LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama përplaset me gazetarin Ilir Babaramo, largohet nga emisioni

Edi Rama përplaset me gazetarin Ilir Babaramo, largohet nga emisioni

Kryeministri Edi Rama e braktisur studion e Report TV gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.

Ai hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin e emisionit.

“Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, tha Rama. Ndërprerja ka ardhur pas mbi 60 minuta pyetje mbi tematikat më të nxehta të aktualitetit politik, kur mungojnë vetëm gjashtë ditë nga zgjedhjet.


Rama i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ka folur për çështjen e patronazhistëve. Rama tha se edhe ai e Ruçi e kanë nga një të tillë, të cilët janë të gjithë vullnetarë. Rama tha se ky sistem me “patronazhistë” njihet në të gjitha partitë e rëndësishme në botë.

I pyetur nëse është një kurth ftesa e tij për bashkëpunim pas 25 prillit për Lulzim Bashën, Rama u përgjigj se nuk merret me kurthe. Sipas tij PS-ja do të fitojë zgjedhjet dhe ai vetë do jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve. /Telegrafi/ (Shiko videon nga minuta 1:07:00)

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Kalo në kategori