Është në Qeveri të re të udhëhequr nga Zoran Zaev si zëvendës kryeministër por ai më herët ka qenë i lidhur me bizneset e pushtetit të kaluar. Jo me bizneset legale në vend por ato të fshehtat ''off shore'' në Belize, kështu shkruan Prizma, e përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për kompanitë misterioze ''Makinvent'' dhe ''Fero Invest''. Bashkëpunëtor i këtyre dy kompanive të udhëhequra nga Koço Angjushev, është ''Hidro Osogovo'' e cila udhëheq me katër hidrocentrale të vogla që e furnizojnë me ujë dhe rrymë Kriva Pallankën.


Në vitin 2015 i pyetur nga Prizma, Angjushev nuk ka dashur të tregoj se kush është pronari në të vërtetë i kompanisë ''Hidro Osogovo''.

''Bëhet fjalë për një biznesmen nga fqinjësia, e kam shok, por nuk mund të ju them kush është. Nuk ka lidhje me ata që janë të lidhur me off shore kompani në Belize.'' kishte thënë Angjushev. /Telegrafi/