LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse ka rritje të numrit të infektuarve me COVID-19, qytetarët e Melburnit paralajmërojnë trazira nëse vazhdohet karantina

Edhe pse ka rritje të numrit të infektuarve me COVID-19, qytetarët e Melburnit paralajmërojnë trazira nëse vazhdohet karantina

Qytetarët e Melbournet, të cilët tashmë janë të ngopur me masat e kufizimit të imponuar nga shteti australian i Victorias shkaku i coronavirusit, ku i gjithë qyteti është në karantinë, po planifikojnë të dalin në rrugë për të protestuar kundër këtyre vendimeve të qeverisë.

Rreth 11 mijë njerëz kanë njoftuar se do të marrin pjesë në protestën “Dita e Lirisë”, e planifikuar për të shtunën, 5 shtator. Protesta nuk do të zhvillohet vetëm në rast të njoftimit për heqjen e masave, shkruan Daily Mail.


Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews, tha se masat e shkallës së katërt duhet të përfundojnë më 13 shtator, por ai përmendi gjithashtu disa herë që mund të zgjatet, në varësi të situatës epidemiologjike, transmeton Telegrafi.

Organizatorët e protestës fillimisht planifikuan të ndalojnë përgatitjet për mbajtjen e saj sepse raportohet se kishin frikë nga arrestimet dhe pengesat e qeverisë.

Edhe pse është një protestë paqësore, shumë qytetarë kanë frikë se mund të ketë “gjak në rrugë”.

Australia ka premtuar vaksinë falas për të gjithë banorët e saj
Lexo po ashtu Australia ka premtuar vaksinë falas për të gjithë banorët e saj

Eureka Stockade është një revoltë qytetare që nga viti 1854, në të cilën minatorët vendas u rebeluan kundër qeverisë koloniale të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndryshe, Australia deri më tani ka raportuar 24236 persona të infektuar me virus gjersa kanë ndërruar jetë 463 njerëz. /Telegrafi/