Edhe pse është në garë me të, Nadal dëshiron që Messi ta fitojë çmimin Sportisti i Vitit

Rafael Nadal e ka mbështetur fituesin e Kupës së Botës, Lionel Messi, për ta fituar çmimin prestigjioz Sportisti i Vitit përpara tij, pavarësisht se fitoi Grand Slamin e 22-të në vitin e kaluar.
Dy sportistët në vitin 2022 arritën suksese të jashtëzakonshme, me tenistin që triumfoi si në Australian Open ashtu edhe në French Open, derisa futbollisti më në fund fitoi trofeun e vetëm që mungonte në sirtarin e tij, me Argjentinën në ‘Katar 2022’.
Çmimi për Sportistin e vitit nga Laureus është një çmim vjetor që nderon arritjet individuale nga bota e sportit. Ai u dha për herë të parë në vitin 2000 si një nga shtatë çmimet përbërëse të paraqitura gjatë ‘Laureus World Sports Awards’. Së fundmi këtë trofe e ka fituar kampioni i Formula 1, Max Verstappen.
👀 ICYMI…here’s a reminder of all of the Nominees for the 2023 Laureus World Sports Awards
🏆 The Laureus Academy Members will select our winners but which of these incredible names would get your vote?#Laureus23 pic.twitter.com/pLi7QyPddh
— Laureus (@LaureusSport) February 20, 2023
Nadal – një tifoz i madh i Real Madridit – ka thënë se nuk mund të ketë tjetër fitues këtë vit, pos superyllit të Paris Saint-Germainit, Leo Messi.
“Është një nder që jam nominuar sërish për Sportistin e Vitit nga Laureus. Por… këtë vit… përpara Leo Messi, ti e meriton atë”, ka shkruar legjenda e tenisit në Instagram. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit