Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë ftuar për raportim kryeministrin Avdullah Hoti, lidhur me deklarimet e tij se do të zbatohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kjo është bërë e ditur nga LVV përmes një njoftimi për media, ku thuhet se Hoti është ftuar të raportoj në Komisionin për Legjislacion.
“Avdullah Hoti, gjatë vizitës në Bruksel, dje, ka deklaruar ndër të tjera se “Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne do ta respektojmë plotësisht atë…”. Ky qëndrim i Avdullah Hotit duke shpërfillur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është tendencë për ta vënë marrëveshjen për “Zajdenicën” mbi Kushtetutën dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Politikisht kjo marrëveshje bosnjëzon Kosovën dhe vendosë konditat për ndarje dhe defunksionalizim të shtetit të Kosovës, kurse në kuptimin kushtetues rrënon rendin kushtetues”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! thërrasin në raportim Avdullah Hotin për paralajmërimet e tij për zbatimin e marrëveshjes kundër kushtetuese për themelimin e “Zajednicës”
Sot, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, anëtarë të Komisionit për Legjislacion kanë dorëzuar kërkesën për të ftuar në raportim para komisionit Avdullah Hotin lidhur me deklarimet e tij se do të zbatohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përkundër se Gjykata Kushtetuese kishte gjetur dhe konstatuar se kjo marrëveshje bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në 23 nene.
Avdullah Hoti, gjatë vizitës në Bruksel, dje, ka deklaruar ndër të tjera se “Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne do ta respektojmë plotësisht atë…”. Ky qëndrim i Avdullah Hotit duke shpërfillur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është tendencë për ta vënë marrëveshjen për “Zajdenicën” mbi Kushtetutën dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Politikisht kjo marrëveshje bosnjëzon Kosovën dhe vendosë konditat për ndarje dhe defunksionalizim të shtetit të Kosovës, kurse në kuptimin kushtetues rrënon rendin kushtetues.
Zajednica është projekt i vdekur, i shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese pas kundërshtimit qytetarë dhe opozitarë. Avdullah Hoti nuk mund t’i imponojë Kosovës dhe popullit të saj një projekt kundërkushtetues dhe që rrënon mundësinë për një shtet unitar dhe funksional.
Siç dihet, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në Aktgjykimin KO130/15, të datës 23 dhjetor 2015, ka konstatuar se Parimet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk janë në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës dhe barazinë para ligjit. Kësisoj kjo marrëveshje nuk mund të rivihet në vëmendje sado përkushtimit të Hotit për të përmbushur kërkesat e Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës