Edhe në Tetovë hyjnë në fuqi masat urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit

Qeveria e Maqedonisë informon se prej sot edhe në Tetovë do të hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga ndotja e ajrit, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, me çka është tejkaluar pragu i grimcave të dëmshme.
“Në pajtim me Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare të niveleve dhe llojeve të substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinave të tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017) në të cilin përcaktohet pragu i alarmimit të grimcave të suspenduara me një madhësi prej 10 mikrometrave (tejkalimi i vlerës prej 188 g/m 3 gjatë dy ditëve radhazi) dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, i njëjti ishte tejkaluar në pikën matëse të Tetovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se sasia e grimcave të dëmshme PM10 sot ka qenë 210 mikrogram për metër kub.
Ndryshe, me masat urgjente parashihet që gratë shtatzëna, personat mbi 60-vjeçare, personat me astmë kronike, personat me infarkt ose goditje në tru (pa marrë parasysh moshën), të lirohen nga puna.
Gjithashtu duhet të organizohet orari i punës për personat që punojnë në qiell të hapur prej orës 11:00 deri 17:00, ndalohet mbajtja e ngjarjeve sportive ose manifestimeve tjera në qiell të hapur, si dhe rritje të aktiviteteve për ndihmë të shpejtë dhe shërbime kujdestare.
Sipas masave urgjente, komunat obligohen që për çdo ditë t’i pastrojnë rrugët dhe hapësirat e këmbësorëve, të rrisin kontrollet inspektoriale në çerdhe, autoshkollat t’i realizojnë trajnimet në periudhën prej orës 09:30 deri 14:30 dhe pas orës 18:00, si dhe dërgimi i mallrave në zonat e ndaluara të bëhet deri në orën 07:30.
Këto masa kanë hyrë në fuqi edhe në qytetin e Strumicës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës