LAJMI I FUNDIT:

Edhe Naomi Osaka pyet se ku është Peng Shuai – tenistja është zhdukur prej javësh, pas akuzave për sulm seksual

Edhe Naomi Osaka pyet se ku është Peng Shuai – tenistja është zhdukur prej javësh, pas akuzave për sulm seksual

Kampionia botërore e tenisit, Naomi Osaka, është bërë atletja e fundit që ka shprehur shqetësime mbi vendndodhjen e tenistes kineze, Peng Shuai.

Një nga yjet më të mëdhenj të sportit të Kinës, Peng nuk është shfaqur që kur ajo bëri akuza për sulme seksuale nga një zyrtar i lartë kinez.

Shoqata e Tenisit të Grave (WTA) kishte konfirmuar se ajo është “e sigurt dhe jo nën ndonjë kërcënim fizik”.


Tenistja kineze, Peng Shuai 'zhduket' pasi akuzoi ish-zëvendëskryeministrin për abuzim seksual
Lexo po ashtu Tenistja kineze, Peng Shuai 'zhduket' pasi akuzoi ish-zëvendëskryeministrin për abuzim seksual

Megjithatë, ata nuk mundën ta takonin drejtpërdrejt.

“Kohët e fundit u informova për një kolege teniste që është zhdukur pak pasi zbuloi se ajo ishte abuzuar seksualisht”, shkroi Osaka në Twitter, duke përdorur hashtag #WhereisPengShuai.

“Shpresoj që Peng Shuai dhe familja e saj të jenë të sigurt dhe në rregull. Jam tronditur nga situata aktuale dhe po i dërgoj dashuri”, ka përfunduar ajo.

Lojtari francez Nicholas Mahut gjithashtu reagoi, duke thënë “ne të gjithë jemi të shqetësuar”.

Shefi Ekzekutiv i WTA Steve Simon u kishte bërë thirrje më parë autoriteteve kineze që të kryejnë “një hetim të plotë dhe transparent” mbi akuzat e Peng që përfshijnë sulme seksuale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori