LAJMI I FUNDIT:

Edhe Hoti kërkon heqjen e taksës: Çdo shtyrje dëmton raportin me SHBA-në dhe BE-në, po ashtu rrezikon izolimin e vendit

Edhe Hoti kërkon heqjen e taksës: Çdo shtyrje dëmton raportin me SHBA-në dhe BE-në, po ashtu rrezikon izolimin e vendit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se përfshirja amerikane në dialog me Serbinë e ka ndryshuar dinamikën e negocimit. Kësisoj, qëndrim i sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëndësishme për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog.

Hoti ka deklaruar se dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bartë legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës, duke shtuar më tej se përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për Marrëveshjen përfundimtare, transmeton Telegrafi.

Tutje në shkrimin e bërë në llogarinë e tij zyrtarë në Facebook, Hoti ka pohuar se tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshme për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE.


“Çdo shtyrje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin”, ka shkruar Hoti.

Më tej, ai ka theksuar se asnjë masë e jona e një anshme nuk mund të mbroj apo avancoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.

Si përfundim, zëvendëskryeministri ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e dialogut, dhe se çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori