LAJMI I FUNDIT:

Edhe Dhurata Dora performoi me Soolkingun hitin “Zemër” në koncertin ku kanë vdekur së paku pesë persona

Edhe Dhurata Dora performoi me Soolkingun hitin “Zemër” në koncertin ku kanë vdekur së paku pesë persona

Kanë vdekur të paktën pesë persona në koncertin e reperit algjerian, Soolking, i cili për publikun shqiptarë njihet me bashkëpunimin me Dhurata Dorën.

Kjo e fundit ishte në koncertin e artistit që në realitet quhet Abderraouf Derradji, ku performuan hitin e tyre “Zemër”.

Në koncertin që u transmetua live në televizionin e shtetit të Algjerisë, dyshja shihet duke krijuar atmosferë fantastike para mijërave fansave.


Sipas BBC, pesë persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri-tjetrin gjersa 21 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Deri tek tragjedia erdhi kur organizatorët fillimisht shitën më tepër se 15 mijë bileta sa ishte kapaciteti i stadiumit dhe më pas i hapën dyert e saj.

Tashmë autoritet policore kanë nisur hetimet rreth incidentit fatal, ku pritet të arrestohen disa prej organizatorëve, sipas mediave lokale algjeriane.

Momenti kur nxjerrën trupa njerëzish nga koncerti i Soolking, detaje se si erdhi deri te tragjedia ku humbën jetën pesë fansa
Lexo po ashtu Momenti kur nxjerrën trupa njerëzish nga koncerti i Soolking, detaje se si erdhi deri te tragjedia ku humbën jetën pesë fansa

Ndryshe, hiti dyshes ka arritur te hyjë në top listat e Francës gjersa deri më tani është shikuar mbi 246 milionë herë. /Telegrafi/

https://youtu.be/aCSneKrgyTc?t=4351