Edhe Blanc në listën e Chelseat për të zëvendësuar Conten

Chelsea është duke menduar të zëvendësojnë Antonio Conten në sezonin e ardhshëm me Laurent Blanc.
Conte ditë më parë është shprehur i pasigurt për të ardhmen e tij në Stamford Bridge pasi ai dështoi në Ligën Premier dhe atë të Kampionëve.

Për zëvendësimin e tij tash e disa kohë janë përmendur trajneri i Juventusti, Max Allegri dhe ai i Napolit italiani, Maurizio Sarri.
Por, sipas TuttoMercatoWeb, Blutë tani kanë zgjeruar pistën dhe emrin i ri është ish trajneri i Paris Saint Germaninit, Blanc.

52-vjeçari karrierën si trajner e filloi te Bordeaux pastaj vazhdoi te Përfaqësuesja e Francës ku në krye të saj ishte nga viti 2010 deri 2012.
Te PSG e filloi në 2013 dhe e përfundoi në 2016.
Si lojtar francezi ka pasur karrierë më të mirë, ai ishte pjesë e shumë skuadrave të mëdha si Napoli, Barcelona, Inter dhe Manchester United. /Telegrafi/




































