LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran merr dëmshpërblim mbi një milion euro pasi fitoi gjyqin për “Shape of You”

Ed Sheeran merr dëmshpërblim mbi një milion euro pasi fitoi gjyqin për “Shape of You”
(Foto: BBC)

Këngëtari i famshëm britanik, Ed Sheeran, ka marrë mbi një milion euro dëmshpërblim, pasi fitoi gjyqin për të drejtat e autorit lidhur me megahitin e tij, “Shape of You”.

Kujtojmë që Sheeran dhe bashkëpunëtorët e tij, John McDaid i Snow Patrol dhe producenti Steven McCutcheon, ishin paditur nga muzikanti britanik, Sami Chokri.

Ai ngriti çështjen për shkelje të të drejtës së autorit duke pretenduar se 31-vjeçari kopjoji një pjesë nga kënga e tij e vitit 2015, “Oh Why”.


https://www.youtube.com/watch?v=b6XWqF_X6sw

Sheeran mohoi që në fillim se këngën e kishte dëgjuar më parë, ndërsa rasti përfundoi në një gjykatë në prill të këtij viti.

Edhe pse, pas vendimit, avokatët e Chokri argumentuan se Sheeran dhe ekipi i tij duhet të paguajnë shpenzimet e tyre ligjore, në vendim, gjyqtari Antony Zacaroli vendosi që këtë duhej ta bënin paditësit, duke urdhëruar një pagesë të përkohshme prej 916.000 funtesh (një milion e 64 mijë euro).

Ed Sheeran fiton çështjen e të drejtës së autorit për hitin e vitit 2017 “Shape of You”
Lexo po ashtu Ed Sheeran fiton çështjen e të drejtës së autorit për hitin e vitit 2017 “Shape of You”

Pritet një diskutim i mëtejshëm në të cilin do të vlerësohen dhe finalizohen shumat, raporton The Guardian.

Avokati i këngëtarit më herët kishte thënë se i gjithë rasti ishte thellësisht traumatik për këngëtarin dhe bashkëpunëtorët e tij, por për fat të mirë, mori fund.

Pavarësisht se gati 10 për qind e pagesave u ngrinë për shkak të gjyqit, kënga “Shape of You” i solli Sheeranit dhe partnerëve të tij përfitime prej rreth pesë milionë funteve në vit (5.8 milionë euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Kalo në kategori