Ec me shkop, lëviz shpejtë me kerr: Ferizajasi 94-vjeçar - shoferi që preferon shpejtësinë (Video)

Ka kohë që Sylejman Breznica nga Surqina e Ferizajt ecën me ndihmën e shkopit. Por atij nuk i duhet kurrfarë ndihmë për të vozitur.
94 -vjeçari për më shumë se gjysmë shekulli nuk e hoqi timonin nga dora. E, gjithë këto vite ai nuk pati asnjëherë nevojë as për ndonjë intervenim mjekësor, e as nuk pati ndonjëherë telashe me Policinë.
Plaku tregoi se përderisa është në gjendje të mirë shëndetësore do të vozisë akoma. Në atë moment që e humb sigurinë, Breznica ka thënë se nuk do të dalë t’i rrezikojë të tjerët në komunikacion.
Por, ai pranon se shpesh nuk i respekton rregullat e komunikacionit pasi, siç thotë, vozitë shpejtë. /Klan Kosova/
Nga
Telegrafi
10/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































