LAJMI I FUNDIT:

E zhytur nën 8 metra ujë, në Arkansas gjendet vetura që besohet se i përkiste një gruaje të zhdukur që nga viti 1998

E zhytur nën 8 metra ujë, në Arkansas gjendet vetura që besohet se i përkiste një gruaje të zhdukur që nga viti 1998

Një makinë që besohet se i përkiste një gruaje shtatzënë e cila u zhduk me vajzën e saj të vogël në Arkansas në vitin 1998, u gjet të martën, e zhytur në 8 metra ujë, me mbetje njerëzore brenda.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se Ford Tempo blu e nxjerrë nga liqeni Dardanelle në Russellville përputhej me përshkrimin e atij që drejtohej nga Samantha Jean Hopper, 19 vjeçe, e cila u raportua e zhdukur me vajzën e saj 22 muajshe, Courtney Holt, më shumë se 23 vjet më parë, në shtator të vitit 1998.


Hopper thuhet se ishte tetë muajshe shtatzënë kur u zhduk.

Ajo do të linte vajzën e saj përpara se të shkonte në një koncert në Little Rock, tha Zyra e Sherifit në një deklaratë për shtyp të mërkurën, por ata nuk mbërritën kurrë dhe makina e tyre “nuk u gjet kurrë”.

Zhytësit nga organizata jofitimprurëse Adventures With Purpose për zgjidhjen e “rasteve të ftohura” filluan të kërkonin automjetin me sisteme sonar pasi mësuan për zhdukjen, tha vullnetari Douglas Bishop.

Mbetjet e gjetura brenda në automjet “do të dërgohen në Laboratorin e Krimit Shtetëror të Arkansas në Little Rock për testim të ADN-së”, ka bërë të ditur zyra e sherifit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori