Ka mbërritur në Shqipëri trupi i 37 vjeçares nga Berati Brunilda Kovaçi, e cila u gjend e vrarë dhe pjesërisht e vdekur më datë 24 dhjetor në afërsi të Kanës.37-vjeçarja nga Berati punonte si prostitutë në Francë, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët e rastit. Policia arrestoi më pas një të ri që punonte si kamionist me akuzën se e kishte vrarë Brunildën.I dyshuari kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të, tha prokurori i çështjes, Fabienne Atzori.Zbulimi i trupit të së ndjerës u bë në zonën e Mougins (Alpes-Maritimes), mëngjesin e Krishtlindjeve.Viktima, u gjet e zhveshur dhe pjesërisht e djegur me cigare, e braktisur në një park në Valmasque, zonë me shumë pak lëvizje.Policia tha se viktima ishte nga Shqipëria, ndërsa këtë e konfirmoi dhe prokurori Fabienne Atzori. “Gruaja 37 vjeçare, ishte një shqiptare dhe jetonte në zonën pranë vendit të krimit. Ajo ishte nënë e një fëmije në moshë të vogël”, tha ai.37 vjeçarja nga Berati, nënë e tre fëmijëve kishte disa vite që jetonte në Francë. Ajo me vete kishte vetëm djalin e vogël 3 vjeç, ndërsa dy fëmijët e tjerë i kishte lënë në Shqipëri, shkruajnë mediat në Shqipëri.