LAJMI I FUNDIT:

E veshi fustanin mbrapsht për faj të tij, çfarë i ndodhi aktores së njohur në mbrëmjen e çmimeve (Foto, Video)

E veshi fustanin mbrapsht për faj të tij, çfarë i ndodhi aktores së njohur në mbrëmjen e çmimeve (Foto, Video)

Quhet emergjencë mode, por nuk konsiderohet aspak “e tmerrshme” nëse protagoniste është aktorja e famshme meksiko-franceze, Angelique Boyer

Edhe pse shkëlqeu në mbrëmjen e çmimeve TVyNovelas Awards në Meksikë, aktorja pati një moment të pakëndshëm me fustanin e saj dhe për këtë, faj kishte partneri, aktori Sebastian Rulli.


Një ndër aktoret më të preferuara të serialeve meksikane, e lindur në Francë, dukej e mahnitshme me fustanin e artë në tapetin e kuq, por video e saj u bë virale pasi kuptoi se fustanin e kishte veshur nga ana tjetër.

Pavarësisht dekoltesë së theksuar në formë V-je të thellë, që linte shumë pak vend për imagjinatë, aktorja pak minuta pasi kishte nisur mbrëmja gala, kuptoi që fustanin e shkëlqyeshëm e kishte veshur mbrapsht.

Pasi u shfaq bashkë me Sebastian Rulli-n në tapetin e kuq, Angelique kuptoi se fustanin nga “Victor y Jesse” e kishte veshur keq, ndaj pak minuta më vonë, nga Instagrami i saj, në story, ajo zbuloi edhe fajtorin e këtij incidenti.

Sipas Angelique, ishte i dashuri shkaktari i këtij incidenti dhe ai që tani duhet të rikuperonte gabimin duke e ndihmuar për ta veshur siç duhej.

Në videon e postuar në Instagram, dëgjohet qartë aktorja meksikano-franceze që i kërkon Rulli-t: “Për fajin tënd e vesha keq, ishte faji yt, tani më ndihmo ta vesh siç duhet, i dashur.”

Fare qetësisht, duket pas në video pas saj Sebastian Rulli, i cili e ndihmon ta veshë fustanin në anën e duhur.

Nëse të tilla incidente mund të konsideroheshin të tmerrshme për disa njerëz, Angelique e ka marrë me shumë sportivitet dhe humor këtë situatë. Me zërin e saj seksi, ajo bën shaka duke thënë se është një djalë seksi që e ndihmon me fustanin.

Si një xhentil i vërtetë, aktori argjentinas e ndihmoi të dashurën për këtë emergjencë dhe të dy u kthyen pranë artistëve të tjerë të mbrëmjes së madhe të çmimeve. Eleganca e tyre u ra në sy të gjithëve, madje çifti u konsiderua edhe si çifti i veshur më bukur gjatë kësaj mbrëmjeje.

Amar a Muerte (Love to Death), telenovela që Angelique luan me Alexis Ayala dhe Michael Brown, ishte një nga më të votuarat e jurisë. Biondja 30-vjeçare ishte një nga fitueset, me çmimin si Aktorja më e Mirë me rolin e Lucía Borges.