LAJMI I FUNDIT:

E vërtetë apo thashetheme plakash: Djegësira në shtatzëni domethënë që bebja do t’i ketë flokët të dendura?

E vërtetë apo thashetheme plakash: Djegësira në shtatzëni domethënë që bebja do t’i ketë flokët të dendura?

Me siguri shumë herë keni dëgjuar që djegësira në shtatzëni është tregues që bebja të lindet me shumë flokë, ndërkaq shkencëtarët tani zbulojnë se a është kjo e saktë…

Shtatzënia është periudha më e bukur e shumë femrave, mirëpo me të ndodhin edhe shumë ndryshime të cilat nuk janë gjithherë të këndshme.

Njëra ndër to është edhe djegësira të cilën e ndiejnë një e treta e shtatzënave, për të cilën besojnë që është indikator që bebja të lindet me shumë flokë.


Shkencëtarët kanë vendosur që të verifikojnë këtë informacion dhe të konstatojnë a është e saktë apo fjala është edhe për një “thashetheme plakash”, transmeton Telegrafi.

Studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins kanë barë një studim i cili ka përfshirë 64 shtatzëna, nga të cilat 78 për qind kanë pasur djegësirë të shpeshtë.

Pasi që kanë lindur, studiuesit kanë shikuar fotografitë e bebeve të tyre dhe kanë vlerësuar vëllimin e flokëve.

Të gjithë janë befasuar, 23 deri 28 femra me djegësirë kanë lindur bebe me shumë flokë, derisa 10 deri 12 femra pa djegësirë kanë lindur bebe me shumë pak apo fare pa flokë.

Edhe pse është vërtetuar që kjo nuk është edhe bash thashetheme plakash, disa studime të tjera kanë konstatuar që niveli i lartë e estrogjenit dhe i hormoneve të tjera mund të lirojë muskulin rrethor të lëmuar në fund të ezofagut, gjë që shkakton ngritjen e thartirës së lukthit dhe krijimin e djegësirës. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Keshilla Modë
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Në çift
Kalo në kategori