LAJMI I FUNDIT:

E transformon autobusin e vjetër në “aeroplan” (Video)

E transformon autobusin e vjetër në “aeroplan” (Video)

Darren Harris është 50 vjeçari nga Tamworthi i cili e ka transformuar autobusin e tij të vjetër në një limuzinë të ngjashme me një aeroplan.

Australiani kaloi nëntë javë për ta kthyer mjetin e tij në një diçka luksoze, duke e lyer dhe i vendosur krahë 3D si të një avioni.

Në brendësi të tij ai ka vendosur drita dhe sistem zanor të marrë nga një aeroplan i vërtetë.


Limuzina 16-vendëshe është e pajisur me televizorë LED në vend të dritareve të cilat i japin përshtypje pasagjerëve sikur janë realisht në avion.

Darren e ka nxjerrë automjetin në shitje për 34 mijë paund në rrjetin e njohur Ebay, ndërkohë që planifikon të bëjë një projekt tjetër.