Ky është ushqim i përsosur për ata që duan ta ruajnë formën e trupit

Receta e mëposhtme ju furnizon me vajra të shëndetshëm yndyrorë dhe proteina të cilat zgjasin tërë ditën.


Përbërësit:

- Katër vezë
- Dy avokado
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

- Fillimisht nxejeni furrën në 200 gradë celsius

- Prejeni avokadon në gjysmë dhe largojani pjesën e brendshme për të krijuar hapësirë të mjaftueshme për vezët

- Thyejeni vezën dhe me xhentilesë e derdhni në gjysmën e avokados. Hidhni përmbi kripë, piper dhe erëzat e preferuara

- Gatuajeni në furrë për 15 minuta derisa veza të jetë pjekur.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.