Paul Poga është më afër që të rikthehet te Juventusi se sa të transferohet te Real Madridi kur të largohet në fund të këtij sezoni nga Manchester United.

Ish-anëtari i Arsenalit dhe Manchester Cityt, beson në këtë ide se mesfushori francez do të kalojë te Zonja e Vjetër në këtë verë.


"E shoh Pogban më shumë te Juventusi, pasi ata kanë Ronadon dhe për shkak se ata nxorën më të mirën nga ai", ka thënë Sagna.

"Ai e dashuron atë klub dhe tashmë e njeh edhe ligën. Mendoj se ai do të kalojë atje dhe do të rikthehet në formën e tij më të lartë", ka shtuar më tej francezi.

Pogba ishte pjesë e kampionit të Serie A-së nga viti 2013 deri në vitin 2016, për t'u rikthyer më pas te Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

telegrafi sport app