"E shkuara ime është e vdekur", Bes Kallaku befason me deklaratën

Aktori shqiptar, Bes Kallaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut me një rrëfim të ndjerë gjatë një interviste me Grida Dumën.
Ai ka folur hapur për jetën dhe karrierën, përfshirë edhe divorcin nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Komediani theksoi se për të e shkuara është një histori e përfunduar dhe se fokusi i tij është plotësisht te e tashmja dhe te rruga që po ndërton sot.

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, u shpreh Kallaku.
Gjatë bisedës, ka folur edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte pranë, duke nënvizuar se jo gjithmonë mirësia kthehet në të njëjtën mënyrë.
Kallaku theksoi se forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët, prindërit dhe besimi te Zoti.
“Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?”, shtoi mes tjerash.
- YouTube www.youtube.com
Besi dhe Xhensila janë ndarë që një kohë, ndonëse historia e tyre gjithmonë zgjon kureshtje. /Telegrafi/

















































