E plotësuar: Pas informacioneve të konfirmuara tre shqiptarë nga Kosova dhe një shtetas i Bosnjës kanë humbur jetën pasi janë thyer skelet në një kantier ndërtimi në Vjenë.

Siç raporton Albinfo, tre prej viktimave janë shqiptarë: P. Bajrami, A. Musliu dhe IZekaj.


Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e plotë të viktimave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Informacionet mund të ndryshojnë gjatë orëve të ardhshme.

__________________________________________________________________________

Rast tragjik në Vjenë të Austrisë, dyshohet për disa shqiptarë që kanë humbur jetën në vendin e punës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës.

Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake.

E si pasojë e këtij aksidenti katër shqiptarë nga Kosova kanë vdekur.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Një nga viktimat është identifikuar si Pajtim Bajrami.

Vdekjen e këtij të fundit e kanë konfirmuar familjarët e tij./Telegrafi.