LAJMI I FUNDIT:

E quajti servil të Thaçit, Hoti i reagon Abazit

E quajti servil të Thaçit, Hoti i reagon Abazit

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit në detyrë, Haki Abazi, i cili ka thënë se Hoti gjatë punës së tij nuk ka dhënë asnjë kontribut dhe se ai është mbështetës i presidentit Hashim Thaçi.

Në reagimin e bërë, Hoti ka thënë se Abazi po flet të pavërteta, transmeton Telegrafi.


“Z. Abazi po nxjerr vrerë ndaj meje. Po thotë të pavërteta me vetëdije të plotë, që as zogjtë e malit nuk i hanë. Unë nuk i kam faj që nuk zgjati qeverisja jonë e përbashkët dhe ai këtë e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vetë. Ndoshta tash i kanë dhënë detyrë të më shajë mua e LDK-në, siç e ka pasur detyrë më herët të shante Vetëvendosjen e PDK-në”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Abazi e quan Hotin servil të Thaçit, e fajëson për prishje të koalicionit
Lexo po ashtu Abazi e quan Hotin servil të Thaçit, e fajëson për prishje të koalicionit

Më tej ai ka pohuar se me këdo që ka punuar është munduar ta ruaj respektin, por që sipas tij, Abazi po nuk po i lë hapësirë.

“Sa i lumtur jam që nuk e kemi pranuar në LDK më 2018, kur më vinte në zyre e kërkonte të futej në strukturat tona. Intuita ime atëherë më thoshte se ky nuk është njeri i keq, por se nuk frymon LDK dhe si qasje dhe diskurs politik.
Këtë të fundit e kam besuar edhe atëherë, e shumë më tepër sot. Ndërkaq, për të parën tash e mora vesh se paskam qenë tepër gabim, se ky qenka edhe i lig. Është mirë ta pyes babën e vetë dhe të turpërohet pak që pa asnjë të drejtë e pa asnjë fakt po e shanë një mik të mirë të babës së vet”, ka shkruar Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori