LAJMI I FUNDIT:

E përplasi veturën, sepse nuk i përfilli shenjat e rrugës po komandat e navigatorit!

E përplasi veturën, sepse nuk i përfilli shenjat e rrugës po komandat e navigatorit!

Një shofere ka bërë ndeshje dhe e ka lënduar rëndë shpinën, kurse katër udhëtare tjera janë lënduar më lehtë në një përplasjen me vetura në Yorkshire të Britanisë së Madhe.

Kjo ka ardhur si pasojë e navigatorit që dha drejtimin e gabuar. Përderisa shenjat e rrugës drejtonin në të djathtë, navigatori i thoshte të shkonte drejtë, duke bërë që ajo të përplaset me një veturë në shpejtësi, transmeton Telegrafi.


Në të njëjtën rrugë, vetëm disa javë më parë, ka vdekur një adoleshente si pasojë e të dhënave të gabuara të navigatorit. /Telegrafi/