LAJMI I FUNDIT:

E përplasën për tokë shtatë policë dhe tre punonjës të spitalit psikiatrik në Virginia, njëri prej tyre i mbajti këmbën në qafë – humb jetën 28-vjeçari

E përplasën për tokë shtatë policë dhe tre punonjës të spitalit psikiatrik në Virginia, njëri prej tyre i mbajti këmbën në qafë – humb jetën 28-vjeçari

Videoja rrëqethëse e publikuar nga zyra e sherifit në Virginia, SHBA, shfaq burrin më ngjyrë të cilin e shumë policë e përplasin për tokë dhe e mbajnë në atë pozitë për 11 minuta brenda një spitali psikiatrik, derisa më nuk lëvizë.

Bëhet fjalë për shtatë policë dhe tre punonjës të spitalit që u përfshin në hetime nga gjykata, që po e cilëson si vrasje të shkallës së dytë të Irvo Otieno, transmeton Telegrafi.


Këto akuza u bën publike ndaj tyre pas publikimit të pamjeve që shfaqin 28-vjeçarin e prangosur në këmbë dhe duar që nga stacioni i policisë në Richmond, Virginia u dërgua në spitalin e Petersburgut.

Kamerat e sigurisë që nuk kanë zë, shfaqin dhjetë persona duke iu vërsulur brenda një dhome në spital. Ata e përplasin për tokë dhe ashtu e mbajnë për më shumë se 10 minuta, ndërsa arsyeja për këtë mbetet e panjohur, një polic qëndron mbi të duke ia mbajtur gjurin në qafë Otienos, e punonjësit e tjerë të spitalit vëzhgonin – madje një prej tyre ndihmon policët.

Pasi që më nuk lëvizi, ata tentuan ta ndihmojnë që të “rikthehet në jetë”, por pa ndonjë sukses. Gjykata në Dinwiddie bëri të ditur se në këtë rast janë të përfshirë shtatë policë dhe tre punonjës të spitalit – shumica e të cilëve ishin me ngjyrë.

Bëhet fjalë për policët Kaiyell Dajour Sanders, 30, Dwayne Alan Bramble, 37, Bradley Thomas Disse, 43, Jermaine Lavar Branch, 45, Brandon Edwards Rodgers, 48, Tabitha Renee Levere, 50 dhe Randy Joseph Boyer, 57.

Ndërkaq punonjësit e spitalit që janë përfshirë në këtë rast janë Darian M. Blackwell, 23, Wavie L. Jones, 34 dhe Sadarius D. Ëilliams, 27.

Otieno ishte dërguar në paraburgim tri ditë më parë, pasi kishte patur një krizë mendore. Në burg qëndroi tri ditë dhe më pas ishte transferuar në spital, ku edhe ndërroi jetë.

Sipas rezultateve preliminare të autopsisë, ai ndërroi jetë nga asfiksimi ndërsa ishte “i kufizuar fizikisht”, thuhet në një dokument të prokurores së qarkut Dinwiddie, Ann Cabell Baskervill.

Javën e kaluar e ëma e të ndjerit, Caroline Ouko, pati deklaruar se ai ka “probleme mendore”.

“Djali im është trajtuar si qen, më keq se qeni. E kam parë me sytë e mi… e kanë keqtrajtuar”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori