Përzgjedhësi i Anglisë, gjermani Thomas Tuchel, ka vlerësuar lart paraqitjen e Shqipërisë në dy përballjet e fundit, edhe pse Anglia fitoi të dyja ndeshjet 2-0.

Pas përfundimit të takimit në Tiranë, Tuchel u shpreh se Shqipëria tregoi cilësi të lartë dhe e sheh si një ekip me potencial për të avancuar në Botërorin 2026 përmes play-offit në muajin mars.


“Nuk ishte e lehtë, nuk kemi pritur të jetë lehtë. E dinim se do të ishte e vështirë pasi luajtëm në një stadium të mbushur plot, me tifozë me plot emocione. Ne kemi luajtur lojë të mirë, kemi luajtur lojë të shkëlqyer. Shënuam dhe ajo ishte e rëndësishme. Më pas u bë e lehtë".

"Jam krenar për suksesin në gjithë kampanjën. Të gjithë kanë punuar fort dhe jam shumë i kënaqur me arritjet. Të dyja ndeshjet me Shqipërinë kanë qenë të vështira. Shqipëria dhe Serbia ishin kundërshtarët kryesorë të grupit. Por, lojtarëve u takon merita".

"Skuadra ka përparuar shumë, por ka mundësi për të bërë edhe më shumë. E përgëzoj Shqipërinë dhe shihemi në Botëror. Mundësia ekziston, bashkë me cilësinë që e ka në ekip”, deklaroi Tuchel.

Me këto fjalë, Tuchel theksoi respektin e tij për skuadrën kuqezinj dhe la mesazhin se Shqipëria mbetet një konkurrent i fortë për kualifikim, pavarësisht humbjeve të fundit. /Telegrafi/

telegrafi sport app