Jeni të dhëna pas modës, zgjidhni gjithnjë veshjet me ardhjen e sezonit të ri dhe kërkoni gjithnjë të jeni perfekte. Për të arritur përsosmërinë duhet të dini se çfarë nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj, cilat janë veshjet dhe ngjyrat që ju shkojnë më shumë, me të cilat do të ndjeheni më mirë.
Nga pantallonat e ngushta, takat e larta, këmisha e bardhë, çanta prej lëkure, bluzat kashmiri, xhinset dhe t-shirt, deri te buzëkuqi. Dëshironi të jeni në çdo çast e mrekullueshme?
Ja çfarë duhet të ketë gardëroba juaj:
1. Mund të jenë ndërthurje e pantallonave me xhaketë, fund me bluzë, një fustan apo një kostum. E rëndësishme është që të jenë të ngushta. Gjithsesi mundohuni që të thyeni ngjyrat, dhe të mos jeni një ngjyrë. Përveç ngjyrës së zezë që gjithnjë është klasike dhe shik. Asnjëherë nuk duhet që në veshjen tuaj të kenë më shumë se dy elemente të zeza apo të të njëjtës ngjyrë. Për shembull, këpucët duhet të jenë në të njëjtën ngjyrë, apo nuancë, me veshjen. Në këtë rast, çanta duhet të bëjë thyerjen. Përjashtim këtu bëjnë kombinimet e veshjeve dhe aksesorëve që janë të të njëjtës copë. Janë shumë të këshillueshme getat në ngjyrë mishi që të japin idenë e këmbës nudo.
2. Takat e larta mbeten gjithnjë në modë dhe klasike. Për këmbët e shëndosha nuk janë të këshillueshme rripat te kavilja, pasi japin idenë e skive.
3. Femrat që nuk janë të gjata asnjëherë nuk duhet të përdorin veshje me spaleta, kopsa të mëdha, karre voluminoze si dhe veshje shumë të gjata. Këshillohet monopet për të pasur një efekt fantastik.
4. Këmisha e bardhë është ideale dhe e mrekullueshme. Do t’ju tregojë gjithnjë në formë. Por nuk duhet të harroni se nuk këshillohet që nën këmishën e bardhë të vishni sutjene shumë të bardha, vetëm nëse do të dukesh. Për të pasur një pamje më diskrete përdorni nuancat e mishit. Për të pasur një imazh të plotë jaka duhet të jetë me majë dhe e gjatë.
5. Çantat janë aksesorët që nuk duhet të mungojnë asnjëherë. Evitoni çantat që hidhen në kurriz apo ato sportive me xhaketa të buta dhe elegante, pasi krijojnë një pamje jo estetike. Nëse jeni e gjatë një çantë e vogël do t’ju bëjë edhe më të fuqishme, ndërkohë që e kundërta ndodhë me femrat me shtat të shkurtër. Një femër e shkurtër me një çantë të madhe do të duket qesharake.
6. Golfi apo bluza prej kashmiri do t’ju japin një pamje sensuale dhe femërore. Por mos harroni që në një rast të tillë të mos vishni asnjëherë të brendshme shumë të ngushta, me qepje të trasha. Sa më të buta, holla dhe të thjeshta të jenë recipetat, duke krijuar iluzionin e të padukshmes, aq më bukur do të duket golfi apo bluza juaj e kashmirit.
7. Si çdo vit xhaketat dhe palltot nuk kanë si të mungojë në gardërobë. Ato janë gjithnjë në modë dhe fshehin një femër të bukur. Të kombinuara në mënyrën e duhur dhe duket qenë gjithnjë sipas modës së fundit janë të domosdoshme.
8. Fundet dhe fustanet shprehin tërë feminilitetin tuaj. Janë të përshtatshme për të gjitha raste ndaj mos hiqni dorë nga to.
9. Xhinset janë gjithnjë të këshillueshme, por janë jashtë mode ato në ngjyrë të zezë. Por gjithashtu duhet të tregoni kujdes me gjatësinë e shtratit të tyre. Mos bini në kurthin e xhinseve me shtrat shumë të shkurtër, pasi sa herë që do të uleni do të ‘tregoni’ shumë gjëra. Për të qenë perfekte zbatoni këto rregulla: xhinse me gjatësinë e duhur, pak të gjëra në fund në këmbëve, shtrati mesatar, xhepat superklasik dhe prerja sipas vitheve.
10. Buzëkuqi është ai që kurrë nuk duhet të mungojë. Por kujdes, një shenjë e tij te dhëmbët nuk është ndonjë pamje e bukur. Për të qenë të mrekullueshme ndiqni nuancat që janë tendencë.
Model: Kadrie Canolli
Foto: Agon Vuthi
Grimi: Dona & Keka
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër
Në cilën pjesë të trupit mashkullit i pëlqejnë prekjet e femrës? Nuk janë nën bel!

Doja Cat me fustan që i ngjante rrjetës së merimangës, reperja nuk arriti ta mbulonte gjoksin
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi