Arbitrimi shqiptar po ecën me hapa të mëdha drejt arenës ndërkombëtare të futbollit. Dikur, vetëm meshkujt, ndërsa tashmë historinë e arbitrimit shqiptar në Europë po e shkruajnë edhe femrat.
Erinda Kume është e para arbitre shqiptare, e cila u përzgjodh të merrte pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian U-19 për femra. Para disa ditësh ajo u caktua si asistente në ndeshjen Angli – Norvegji, duke shënuar kështu një arritje të madhe personale, por edhe për botën e arbitrimit shqiptar.
Në një intervistë ekskluzive për fshf.org, ajo rrëfen emocionet dhe ndjesitë e të qenit e para zyrtare femër që merr pjesë në një event të kësaj rëndësie. Ajo shprehet se përgjegjësia për të qenë pjesë e ndeshjeve të tilla është shumë më e madhe, ndërsa thekson se arritje të tilla vijnë edhe nga puna e mirë që po bëhet nga Sektori i Arbitrimit në FSHF. Gjithashtu, Erinda tregon edhe synimet për të ardhmen.
– Erinda, e para arbitre shqiptare që merr pjesë në një fazë finale Europiani, na tregoni pak emocionet që përjetuat?
– Ndjesitë që kam përjetuar në momentin që isha përzgjedhur në një finale Europiani janë të vështira për t’u përshkruar me fjalë. Ishte pa diskutim një ndjesi shumë entuziaste. Duhet të them pa më të voglin dyshim se kjo përzgjedhje është një arritje e madhe si për mua personalisht ashtu dhe për botën e arbitrimit shqiptar dhe zhvillimin e arbitrimit të vajzave në vendin tonë. Përzgjedhja për të qenë pjesë e një kompeticioni të tillë konfirmon edhe njëherë punën e mirë që po bëhet me arbitrimin.
– Emocionet e ndeshjes së parë. Na trego pak në detaje arbitrimin tuaj dhe diferencën me ndeshjet e tjera ndërkombëtare që keni arbitruar në karrierën tuaj?
– Të arbitrosh ndeshje në një fazë finale europiane dhe ndeshje të këtij niveli, duhet të them se janë komplet të ndryshme nga ndeshjet që kam arbitruar më parë. Pikë së pari emocioni dhe përkushtimi është më i madh, ashtu si edhe përgjegjësia. Ndeshjen e parë, që ishte dhe debutimi im, do e mbaj mend gjatë në kujtimet e mia të arbitrimit sepse janë ndjesi që nuk përjetohen dy herë në të njëjtën formë.
– Çdo të thotë për arbitrimin shqiptar që një vajzë është pjesë e një Europiani?
– Për arbitrimin shqiptar ky përfaqësim në një fazë finale Kampionati Europian ishte një ndër sukseset më të mëdha. Një tregues që sektori i arbitrimit dhe FSHF kanë punuar mirë, janë duke hedhur baza të forta për rritjen e mëtejshme dhe sigurisht konfirmuan faktin se nëse punon fort dhe vendos prioritete, puna shpërblehet dhe ky përfaqësim i imi ishte përfaqësimi i të gjithë vajzave që janë sot në arbitrimin e futbollit shqiptar. Arbitret e reja duhet ta vlerësojnë si ogur shumë të mirë arritjen time dhe të jetë një suport për to dhe të ardhmen e tyre në këtë fushë.
– Kush janë synimet tua për të ardhmen. Çfarë objektivash ka Erinda Kume?
– Pas këtij përfaqësimi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe kësaj arritjeje dua të theksoj se dhe synimet e mia janë bërë akoma edhe më të mëdha dhe të vendosura për këtë profesion. Kur arrin diçka që e ke ëndërr fillon e motivohesh për të dhënë më shumë nga vetja dhe për të mos parë limite përpara. Objektivat e mia do flasin me kohën dhe punën që do bëj çdo ditë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fitore komode e Interit në udhëtim te Feyenoordi në Ligën e Kampionëve

Tifozët e Liverpoolit dalin me peticion për paradën nëse fitojnë titullin e Ligës Premier

‘Marrëveshje zotërinjsh’ – zbulohet çmimi që Sporting Lisbona i ka vendosur Viktor Gyokeresit

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi