LAJMI I FUNDIT:

E nxjerrin nga lokali, argjentinasi nervozohet – shtyp me veturë sigurimin e klubit të natës

E nxjerrin nga lokali, argjentinasi nervozohet – shtyp me veturë sigurimin e klubit të natës

Ky është momenti bizar kur një burrë qëllimshëm shtyp me veturë personat që ishin para një klubi të natës në Buenos Aires të Argjentinës, duke lënduar rëndë pjesëtarët e sigurimit të lokalit.

Esteban Reyes, 25-vjeç, kishte pirë tërë natën dhe në një moment ishte grindur me një burrë, para se incidenti të shndërrohej në përleshje brutale, transmeton Telegrafi.


Dëshmitarët kanë bërë të ditur për mediat lokale, se Reyes ishte shqetësuar kur ishte nxjerrë nga lokali nga rojat, dhe ishte nisur drejt veturës së parkuar disa blloqe më larg.

Kamerat e sigurisë shfaq një grup burrash duke qëndruar pranë klubit të natës, kur Reyes rrit shpejtësinë dhe shtyp ata me veturë.

Ai godet Facundo Madariaga, 29-vjeç, të cilin e përplas mbi veturë. Megjithatë aty reagojnë menjëherë pjesëtarët e tjerë që e nxjerrin nga vetura dhe e godasin disa herë Reyesin.

Sikur kjo të mos mjaftonte, e përplasin për tokë dhe fillojnë ta shqelmojnë pandërprerë. Si pasojë e kësaj ai humbi vetëdijen, kurse me të dalë në vendin e ngjarjes, policia e dërgoi me urgjencë në spital për tretman.

Ai po ruhet nga policia në repartin intensiv, ku pas mjekimit pritet të përballet me drejtësinë për sulmin me veturë. /Telegrafi/