Meryem Uzerli krijoi famë te publiku shqiptar falë rolit të saj në serialin turk për sulltan Sulejmanin.

Në serinë televizive me titull “Muhtesem Yuzyil”, ajo e portretizoi sulltaneshën Hyrrem dhe u pëlqye shumë nga shikuesit.


meryem1 (Foto: Instagram/MeryemUzerliMeryem/FethiKaraduman)

Ndërsa edhe pas tërheqjes nga seriali, fansat e saj vazhduan të interesoheshin për të rejat në jetën e aktores.

Këto ditë në profilin e saj në Instagram, Meryem ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me mbulesë.

meryem (Foto: Instagram/MeryemUzerliMeryem/Urban_Ruths_Photography)

Fotografia është e vjetër, por duket se i ka pëlqyer aktores, prandaj e ka rikthyer atë.

Gjatë të shtunës, ajo e ka bërë një tjetër postim të shoqëruar me fotografi, përmes të cilit i ka uruar ndjekësit e saj në Instagram për Vitin e Ri.

Meryem Uzerli është një aktore dhe modele turko-gjermane, e cila u bë e njohur pikërisht me rolin e sulltaneshës Hyrrem nga seriali “Muhtesem Yuzyil”, ku luajti gjatë viteve (2011–2013).

Për këtë rol, ajo mori kritika shumë pozitive dhe u vlerësua me disa çmime, në mesin e të cilëve edhe me çmimin 'Flutura e Artë' që u ndahet yjeve turke për sukseset në seriale televizive dhe në muzikë.

MeryemUzerli1 (Foto: Getty Images)

Aktorja ka lindur (12 gusht 1983) dhe është rritur në Kassel të Gjermanisë dhe pikërisht atje e nisi karrierën si aktore. Fillimisht, ajo luajti në seriale gjermane ("Notruf Hafenkante", 2010 dhe "Ein Fall fur zwei", 2010), kurse më pas u angazhua edhe në filma gjermanë, si "Journey of No Return" (2010) dhe "Jetzt aber Ballett" (2010).

Në fund të vitit 2010, Meral Okay e zgjodhi që të luante rolin e parë kryesor në serialin “Muhtesem Yuzyil”. Në vitin 2012, ishte shpallur 'Femra e vitit' nga versioni turk i revistës GQ. /Telegrafi/

MeryemUzerli2 (Foto: Getty Images)