LAJMI I FUNDIT:

E mitura shqiptare trondit me dëshminë e re: Nuk më përdhunoi babai, po fqinji!

E mitura shqiptare trondit me dëshminë e re: Nuk më përdhunoi babai, po fqinji!

Në një kohë kur mbarë opinioni publik në vend u trondit nga ngjarja në Vlorë kur një 17­vjeçare akuzoi babanë e saj se e kishte përdhunuar dhe më pas ajo ishte detyruar që të abortonte në muajin e gjashtë, kjo e fundit tashmë ka ndryshuar dëshminë.

Gjatë dëshmisë së saj, vajza me inicialet Xh.Ç. deklaroi para hetuesve të çështjes se e kishte përdhunuar një fqinj i moshuar, ndërsa nga frika kishte akuzuar babanë.

“Po shkoja me vëllain e vogël në shkollë, por ai më doli në rrugë dhe më tha hajde me mua. Jo, i thashë, por më kërcënoi. Më tha që të shkoja më të pasi do më vriste mua dhe familjen. Pata frikë dhe shkova. Kishte një puçërr në ballë. Nuk ia di emrin”, theksoi ajo, raporton BW.


Pas denoncimit të së bijës, V. Çinaj ka përfunduar në burg dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në daljen e analizës së ADN-së kryer ndaj fetusit.

Por, 17­vjeçarja thotë se ndihet e penduar për denoncimin që i bëri babait të saj dhe druhet daljes së tij nga burgu pasi ka frikë se do ta përzërë nga shtëpia.

“Bëra gabim, denoncova babanë, por ai nuk ka faj. Tani kam frikë se kur të dalë do më vrasë, do më përzërë nga shtëpia. Kërkoj të lirohet babai dhe të arrestohet ai tjetri”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori