E mbuluar nga balta dhe mbeturinat, gruaja përpiqet për t’i shpëtuar vdekjes (Video)

Përpjekja dramatike e një gruaje për të shpëtuar nga një rrëshqitje dheu është kapur nga kamerat në Peru.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e mbuluar me baltë dhe e “mbështjellë” nga mbeturinat, gruaja shihet duke u “ngjitur” në një përpjekje për të arritur një bazë solide.
Në ngjarjen që thuhet se ka ndodhur në Punta Hermosa, në provincën Lima, ajo përfundimisht e arrin këtë duke, ku më pas merr ndihmë nga ekipet e shpëtimit.
Reshjet e dendura në Peru kanë shkaktuar përmbytje në disa rajone të vendit. Mediat shkruajnë se nga këto kanë gjetur vdekjen 48 persona. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































